Kryeministri Edi Rama në komunikim online i është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve në lidhje me shqetësimet për situatën e koronavirusit. Rama është ndalur te pyetja e një qytetari për dasmat dhe se si do të procedohet më tej.
Pyetje: Çfarë do të bëhet me dasmat?
Rama: Asnjë aktivitet me mjedise të mbyllura nuk udhëzohet, por këshillohet e kundërta. Jo më të kërcasin dasmat. Për çfarë do të martohen njerëzit me dasma masive në këtë kohë. Për çfarë do të shkojnë në dasma, për të bërë muajin e mjaltit me ventilator.
Lexo edhe: Vizita në Durrës, Rama: Sjellja e Bashës e papërgjegjshme, ligji është njëlloj për të gjithë