Kanadaja ka vendosur të marrë disa masa drastike për alkoolin ku sipas rekomandimeve të reja kombëtare, “zero alkool” është e vetmja qasje pa rrezik për shëndetin, sipas BBC.
Nëse duhet të pini, maksimumi dy pije në javë konsiderohen me rrezik të ulët sipas udhëzimit të mbështetur nga qeveria. Raporti i ri, i financuar nga Health Canada, sugjeroi gjithashtu masa paralajmëruese të detyrueshme për të gjitha pijet alkoolike.
Raporti prej gati 90 faqesh, nga Qendra Kanadeze për Përdorimin e Substancave dhe Varësinë (CCSA), detajon një sërë rreziqesh shëndetësore që lidhen me atë që më parë konsiderohej konsum i lartë i alkoolit.
Ekspertët kanadezë thonë se ndryshimi drastik në udhëzim, nga gati dy pije në ditë në dy në javë, është rezultat i një hulumtimi më të mirë. Rekomandimet e reja flasin për masa më drastike se në vende të tjera të Perëndimit.
Udhëzimi kombëtar i Australisë, i botuar në vitin 2020, rekomandon maksimumi 10 pije në javë. Franca sugjeron të njëjtën gjë. SHBA rekomandon jo më shumë se dy pije në ditë për burrat dhe një për gratë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar sugjeron jo më shumë se gjashtë gota verë në javë.
Është ende një pyetje e hapur nëse kanadezët, të cilët e duan birrën e tyre pothuajse po aq sa e duan hokej do të binden të pinë më pak për shkak të këtij udhëzimi.
“Alkooli është kryesisht një pjesë e kulturës sonë në Kanada, është i normalizuar, është kryesisht i pranueshëm nga shoqëria,” tha Dr Hobin.
Shkencëtarët e CCSA dhe ekspertë të tjerë thonë se etiketimi i detyrueshëm i të gjitha pijeve alkoolike me paralajmërime shëndetësore, tashmë praktikë e zakonshme për cigaret, është hapi i parë i domosdoshëm.
/abcnews.al