Në Kosovë është duke vazhduar shtrenjtimi i produkteve ushqimore, shkruan Gazeta Express. Rritje të çmimit ka pësuar edhe vaji.
Sot çmimi për një litër vaj në market e Kosovës ka shkuar në 3.49 euro. Krahasuar me të mërkurën ky çmim është rritur dukshëm, ndërkohë që marketet kanë vendosur edhe limit të sasive që mund të blejë një klient, e cila në rastin e vajit është jo më shumë se 4 copë.
Lexues të Gazetës Express kanë dërguar fotografi të çmimit të vajit nga markete të ndryshme në qytete të Kosovës. /abcnews.al