“Jo më sekserë rrugëve”, Rama: Me satelitin e parë do të monitorojmë situatën e plehrave

schedule13:13 - 22 Tetor, 2021

schedule 13:13 - 22 Tetor, 2021

Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro mblodhën pasditen e së premtes kryebashkiakët e vendit për “t’u tërhequr veshin” mbi menaxhimin e mbetjeve.

Ndërsa veçoi bashkinë Lezhë dhe atë të Maliqit për shembull të mirë, dhe atë të Himarës për shembull të keq, kryeministri tregoi edhe rolin që do të ketë sateliti që do të dërgohet në orbitë në mars në monitorimin e situatës së mbetjeve.

Rama tha se çdo vend depozitim do të jetë pjesë e punë së satelitit i cili mesa duket do të shkurtojë edhe vendet e punës për inspektorët në terren. Këta të fundit, sipas kreut të qeverisë, janë kthyer në sekserë që për para lejojnë kryerjen e krimeve mjedisore. Po ashtu, sateliti do të vëzhgojë nga hapësira edhe ndërtimet pa leje.

 “Sateliti do të monitorojë në kohë reale çdo ditë edhe situatën e mbetjeve. Çdo vend depozitim do të jetë pjesë e punë se satelitit për të informuar. Nuk do kemi nevojë as për inspektor. Secili nga ju do ta kete pamjen në tavolinë…Edhe për plehrat, edhe për ndërtimet që nuk i shihni ju çuditërisht…që nuk i shohin ata që duhet t’i shohin në radhët e policisë së shtetit. Këto do të jenë në kohë reale…si dhe shumë informacione të tjera nga territori, nuk do të kemi më sekserë rrugëve që për të marrë një bakshish këtu e një atje, mbyllin sytë përpara këtyre krimeve që bëhen në territor.”  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!