Nëse zgjidhet më 14 maj në krye të bashkisë, Belind Këllici e ka marrë vendimin, se cili do të jetë projekti i tij i parë, për fshatrat e Tiranës.
“Gjëja e parë që unë do të bëjë do të jetë të lehtësojë procedurat për riparimin e shtëpijave tuaja, sepse është gjëja minimale që i takon fshatit në Tiranë dhe banorëve të komunave të Tiranës. Minimale, vetëm do njoftoni bashkinë”
Fshatrat do të kenë një përfaqësues në nivel drejtuesi në Bashki, thotë kandidati I koalcionit “bashkë fitojmë”.
“Me Belind Këlliçin kryetar, fshatrat e Tiranës do të përfaqësohen me një nënkryetar në bashkinë e Tiranës. Që do dedikohet vetëm, vetëm për punët, investimet dhe rritjen e potencialit ekonomik të fshatit të Tiranës. është e pafalshme që fshatrat e Tiranës sot janë në gjendje të mjerushme”
Në Petrelë, Baldushk dhe Farkë, Belind Këlliçi u tregoi banorëve për projektin e tij, për lehtësuar tregimin e produketeve të tyre në Tiranë. Gjtiahstu subvencionime për fermerët.
“Subvencioni për fermerin do të jetë në qendër të politikës time për të ndihmuar fshatin dhe fermerin e Tiranës. Çfarë do të thotë? Do të ketë çdo vit 7 milionë euro subvencione, 3 milionë euro ndihmë për kredi për huamarrje, dhe pa diskutim do të ndërtojmë 15 tregje të gjelbërta me produkte “Made in Tirana”, të cilat do të certifikohen organikisht”
Këllici u përmendi dhe premtimin e tij rkyesor, për tu siguruar autobus falas të gjithë banorëve që jetojnë në fshatrat e Tiranës,
“Krraba e padiskutueshme pa pagesë”