Jo më fazë grupesh, UEFA diskuton ndryshimin e Champions League

schedule09:58 - 5 Shkurt, 2021

schedule 09:58 - 5 Shkurt, 2021

Në muajt e fundit është folur shpesh për krijimin e Ssuper League, një kompeticion i cili do të përfshinte ekipet më të forta të Europës në të. Megjithatë, një ide e tillë është hedhur poshtë pothuajse nga të gjithë drejtuesit e klubeve, por mesa duket do të kemi disa ndryshime në strukturat e kompeticioneve ekzistuese.

Mësohet se ligat kryesore të futbollit europian do të zhvillojnë një takim online ditën e nesërme, ku do të diskutojnë riformatimin e Champions League. Debati pritet të përqëndrohet në eliminimin e formatit, ku aktualisht ka tetë grupe me nga katër klube që luajnë tre ndeshje në shtëpi dhe po aq jashtë.

 

Në këtë format ekipet më të forta kualifikohen shumë shpejt, me një apo dy ndeshje para përfundimit të kësaj faze. UEFA po konsideron çdo mundësi për ta zëvendësuar atë me një format të ri, ku 32 klube do të luanin përballë 10 kundërshtarëve të ndryshëm dhe kualifimi në të do të vinte nga klasifikimi në kampionatet përkatës.

Kjo ide do të rriste interesin e tifozëve dhe mendohet se mund të sjellë më shumë të ardhura. Plani i emëruar “modeli zviceran”, u miratua dhe nga Andrea Agnelli, i cili është dhe drejtor i Shoqatës së Klubeve Europiane. Flitet se ndeshjet e këtij kompeticioni të mos zhvillohen në fundjavë, në mënyrë që të mos pengojnë zhvillimin normal të kampionateve europianë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!