“Jo hapjes së negociatave”, Mitsotakis: Shqipëria të respektojë të drejtat e minoriteteve

schedule15:13 - 8 Shtator, 2019

schedule 15:13 - 8 Shtator, 2019

Kryeministri grek Kirjakos Mitsotakis ka deklaruar të dielën në një konferencë për shtyp se Greqia nuk do ta mbështesë hapjen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së.

“Greqia nuk do të japë konsensusin e saj për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë nëse unë personalisht nuk shoh marrjen e masave praktike kundër diskriminimit të minoritetit grek në vend”, ka deklaruar Mitsotakis.

Kreu i qeverisë greke ka theksuar se e ka trajtuar këtë çështje gjatë kontakteve që ka patur me liderët europianë si Emmanuel Macron, Angela Merkel dhe Mark Rute, përpara mbajtjes së debatit në Këshillin Europian në Tetor./ABC News Albania 24/7