“Jo gjuhë fyese në Kuvend”, Çuçi kërkon përjashtimin e Gazment Bardhit: Merrni masa

schedule10:53 - 4 Korrik, 2024

schedule 10:53 - 4 Korrik, 2024

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi ka bërë thirrje që të merren masa ndaj deputetëve që përdorin fjalë fyese ndaj kujtdo në Kuvend. Çuçi reagoi në këtë mënyrë në përgjigje të Gazment Bardhit, i cili përdori fjalë fyese ndaj deputetit Erion Braçe dhe kryetarlamentares Lindita Nikolla.

“Duke ngritur gishtin dhe akuzuar me një fjalor që vetëm etik nuk është për një kryetar parlamnentar. Kjo hipokrizia në këtë parlament sigurisht që ka marrë përmasa që lidhen me një fakt historik, të një politike të vjetër, që i ka dalë boja tashmë. Koha kur Damir Fazllic ulej në Këshilli e Sigurisë ka kaluar. Nuk ka krahasim të marrësh një njeri nga llumi i mafies sllave e ta vendosesh në krye të Këshillit të Sigurisë.

Personi për të cilin kryetari i grupit kërkoi interpelancë është një ish-zyrtar i lartë i shërbimeve inteligjente, me gradën gjeneral që ka udhëhequr procese që lidhen me luftën kundër korrupsionit. Kryeministri shqiptar e ka marrë në këtë pozicion kur nuk ishte më në atë detyrë. Në momentin që kryeministri e ka marrë vesh këtë gjë, e ka larguar. Nëse akuzohet në vendin e tij, kjo është çështje e tij. Nuk duhen lejuar më këto lloj komunikimesh të paktën me ju si kryetare e kuvendit. Nëse ka fyerje ndaj kryetares së kuvendit t’i përjashtoni menjëherë.”, tha ai./abcnews.al