JLo dhe Ben Affleck festuan Ditën e Shën Valentinit duke bërë tatuazhe të ngjashme

schedule13:17 - 15 Shkurt, 2023

schedule 13:17 - 15 Shkurt, 2023

Çifti, të cilët u takuan gati 20 vjet më parë dhe u martuan në dy ceremoni verën e kaluar, festuan ditën e parë të Shën Valentinit si çift i martuar.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck vendosën të bënin tatuazhe të ngjashme dhe padyshim që ne i gjetëm ato të lezetshme, aq e zakonshme sa është kjo taktikë.

Në një postim të ri, Lopez ka publikuar momente me Affleck, teksa ka zbuluar tatuazhet e reja të përbashkëta, të cilat i kushtoheshin lidhjes së tyre.

“Angazhim”, ka shkruar ylli latin i fotos, së bashku me një emoji infinity. “Gëzuar ditën e Shën Valentinit dashuria ime”, shtoi JLo, duke iu referuar të dashurit të saj Ben. Edhe pse pati referenca edhe për albumin e saj të ri, duke shkruar tag-ët “thisisusthen” dhe “thisisusnow”. Në sy ra edhe hashtagu #commitmentissexy (angazhimi është seksi).

Tatuazhi i Jennifer-it ka emrin e saj dhe të Benit në një simbol të pafundësisë së bashku me një shigjetë dhe ajo zgjodhi ta kishte në krah.

Ndërsa Affleck zgjodhi inicialet e tyre, duke bërë edhe shigjeta.

Imazhet që Lopez postoi përfshinin një foto tepër të lezetshme të Affleck-ut dhe foto të momenteve të tyre së bashku./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!