Modelja e njohur britanike Iskra Lawrence, ka ndarë me ndjekësit një video, ku teksa përpiqet të veshë një palë xhinse që nuk mund t’i mbërthejë dot, ka përcjellë dhe një mesazh të rëndësishëm.
Duke nënvizuar se pesha dhe madhësia e trupit nuk janë të pandryshueshme, modelja iu bëri thirrje fansave të mësojnë ta duan veten ashtu siç janë.
“Trupi im ka ndryshuar shumë këtë vit. Pesha dhe madhësia nuk janë konstante. Ju dhe trupi juaj mund të pësojë ndryshime. Jini të butë me veten. Kjo është shtëpia juaj. Thjesht është i vetmi që ke.”, tha modelja. /abcnews.al