Miami Heat e çon në ndeshje të fundit serinë e finaleve të Konferencës së Lindjes me Boston Celtics, pasi e fitoi sfidën e gjashtë me rezultatin 111-103 dhe gjithçka është baraspeshuar në 3-3. Miami e nisi më mirë ndeshjen, duke e mbyllur periodën e parë 29-22.
Celtics reaguan më pas dhe gjysma e parë e duelit përfundoi me vetëm dy pikë diferencë. Miqtë në periodën e tretë shënuan pesë pikë më shumë, ndërkohë që edhe perioda e katërt shkoi në favor të tyre me rezultat të ngushtë.
Pa asnjë diskutim ylli i mbrëmjes ishte Jimmy Butler, autor i 47 pikëve, 8 asisteve dhe 9 topave të kapur në tabelë. Një dorë ia dha edhe Kyle Lowry, me 18 pikë, 10 asiste e 4 rebound, kurse Max Strus shënoi 13 pikë, dy më shumë se P. J. Tucker.
Te Boston Celtics ylli mbetet Jayson Tatum, me 30 pikë, 4 asiste e 9 rebound. Derrick White shënoi 22 pikë, kurse Jaylen Brown 20. Tani kampioni i Konferencës së Lindjes do të vendoset në ndeshjen e shtatë. Fituesi do të përballet për titullin e madh me Golden State Warriors, që mposhti 4-1 me ndeshje Dallas Mavericks.