Jetuan me arra kokosi për 33 ditë/ Shpëtohen nga ishulli i shkretë 3 persona të humbur

schedule09:18 - 11 Shkurt, 2021

schedule 09:18 - 11 Shkurt, 2021

Rojet Bregdetare të SHBA kanë shpëtuar tre shtetas kubanë të cilët ishin humbur në një ishull të shkretë Bahaman, ku jetuan për 33 ditë vetëm me arra kokosi.

“Ishte e pabesueshme. Nuk e di si ia kanë dalë”, tha Toger Justin Dougherty për CNN.

Ndërsa po bënin patrullime rutinë të hënën, ekuipazhet e Gardës Bregdetare të SHBA panë dy burra dhe një grua duke valëvitur flamuj të improvizuar në Anguilla Cay, të vendosura në një zinxhir të ishujve midis Floridas dhe Kubës. Rojet bregdetare lëshuan një radio, ushqim dhe ujë te treshja të hënën dhe i shpëtuan ata nga ishulli, të martën.

Anija e Kubanëve u përmbys në ujërat e përafërt rreth pesë javë më parë dhe ata përfunduan në ishull me not.

Treshja thuhet se nuk kishte lëndime serioze, por u dërguan në spital për të kryer kontrolle./e.b-abcnews.al