Jetonte vetëm, 60-vjeçarja në Vlorë gjendet e vdekur nga fqinjët

schedule21:08 - 3 Dhjetor, 2021

schedule 21:08 - 3 Dhjetor, 2021

Një grua 60-vjeçe ka ndërruar jetë në Vlorë. Paraprakisht shkaqet dyshohen natyrale.

Policia e Vlorës njofton se mbrëmjen e sotme në lagjen “Pavarësia” 60-vjeçarja me inicialet M.D. u gjet e pajetë nga komshinjtë në banesën e saj.

Ajo jetonte e vetme. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!