Jetonte i pa shqetësuar në Ancona, arrestohet shqiptari i dënuar në mungesë për grabitje

schedule22:12 - 18 Shtator, 2021

schedule 22:12 - 18 Shtator, 2021

ANCONA-Përfundon arratisja për një 29-vjeçar me origjinë shqiptare në Itali. Burri mbi të cilin ishte lëshuar një urdhër arresti ishte duke shëtitur nëpër qytet ku u ndalua nga policia vendase.

Një kontroll i bazës së të dhënave zbuloi një dënim me burg për krime kundër pronës, përfshirë vjedhjen e rëndë. Burri, i cili do të duhet të vuajë një dënim prej 1 viti, 11 muaj e 18 ditë, po jetonte i pa shqetësuar në provincën e Macerata.

Karabinierët e arrestuan dhe e çuan në burgun Montacuto, ku do të duhet të vuajë dënimin. Arrestimi u bë të enjten më 16 shtator./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!