Jeton Lami kërkoi lirinë, Apeli merr vendimin për policin që “mbronte” Ervis Martinajn

schedule10:29 - 20 Shtator, 2022

schedule 10:29 - 20 Shtator, 2022

TIRANË – Gjykata e Apelit të Tiranës, ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” për efektivin e policisë Jeton Lami. Ky i fundit  akuzohet se ka lëvizur dhe shoqëruar disa herë me makinë të shumë kërkuarin e drejtësisë Ervis Martinaj.

Ish-agjenti i Operacionales, Jeton Lami është zbuluar nga kamerat e sigurisë teksa lëvizte me një makinë Audi A8, Ervis Martinaj, edhe pse ky i fundit ishte në kërkim nga policia për disa vepra penale. Lami është parë për herë të fundit me Ervis Martinajn në një hotel në Durrës ku e ka lënë të shumë kërkuarin dhe më pas e ka marrë pas disa orësh.

28-vjeçari akuzohet për ‘shpërdorim detyre” sepse ka shoqëruar dhe përkrahur një person të shumëkërkuar, nuk ka marrë masa për kapjen e tij dhe nuk ka informuar vendndodhjen e tij.

Aktualisht prokuroria e Kurbini vijon hetimet për zhdukjen e Ervis Martinajt, pas denoncimit të familjarëve të tyre se ai mund të jetë rrëmbyer dhe vrarë. Ndërkohë, deri më tani nuk dihet nëse bëhet fjalë për një zhdukje personi, apo për një inskenim të ngjarjes.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!