Piktori dhe pedagogu, Vladimir Myrtezai deklaron se të jesh artist është luks i madh. I ftuar në emisionin “Refleksione”, Myrtezai shprehet artisti krijon raporte të tjera me kulturën, që është një gjë që të jep përmes jetesës në formën fizike.
Mes të tjerash, Myrtezai thekson se artistët jetojnë më shumë në të ardhmen sesa në të tashmen. “Të jesh një artist është një udhëtim mjaft interesant, është një luks, i cili është pikërisht për të pasi bën diferencë me të tjerët. Artisti krijon raporte të tjera me kulturën, që është një gjë që të jep përmes jetesës në formën fizike, atë idenë se mund të jetosh bukur edhe pas vdekjes.
Lexo edhe: “Politikan me stomak”, çfarë mendon artisti Vladimir Myrtezai për Edi Ramën?
Kështu që ky lloj deliri që kanë artistët ndonjëherë, ky lloj ëndërrimi, ose që jetojnë më shumë në të ardhmen sesa në të tashmen, i jep marrëdhënies me publikun një tjetër lloj modeli.
Kjo është një rrugë që do shumë sakrificë, që do të durosh, një rrugë që duhet të humbasësh ndonjëherë ose të takosh limitet e tua.
Nuk ka rëndësi estetika që luan apo mbi ç’baza estetikesh e luan realitetin, në formë frymëzuese apo ekzistencial. Këto janë motivet që e bëjnë artistit të jetojë, ashtu siç donë ai të jetoj, në sytë e publikut,” deklaroi ndër të tjera Myrtezai në emisionin “Refleksione”./Abcnews.al