Jetojnë mes varfërisë, sakrificat e familjes në Delvinë, babai: S’kam para për të ndihmuar djalin me autizëm

schedule15:49 - 22 Tetor, 2022

schedule 15:49 - 22 Tetor, 2022

Familjet që banojnë në zonat rurale dhe kanë fëmijët me autizëm, nuk kanë mundësi për ti trajtuar. Dritan Isai, nga fshati Rusan i Delvinës tregon vështirësitë me të cilat po përballen, pasi djali iu diagnostikua me autizëm.

Fëmija im me autizëm se ka trajtuar njeri. Djali im është i sëmurë, bën veprime të pakontrolluara. Çfarë të bëj unë përpara, të ushqej familjen me bukë, te kuroj fëmijën.”

E vetmja gjë që mund ti sigurojë është ushqimi. Ka kërkuar të ketë një punë të sigurte, por pushteti vendor nuk ja ka siguruar.

“Ka vajt në bashki, por s’më kanë ndihmuar, s’më kanë dhënë asnjë punë.”

Merret me bujqësi. Një pjesë të produkteve i konsumojnë vetë, ndërsa tjetrën e shet. Familja ime jeton vetëm me perime qe prodhojmë. Kam shitur perimet.

“Jam përpjekur qe djali te jetoje sa me mire, çafër do bej unë me 20 mije leke qe do nxjerr ne dite. Këto produkte unë i shpia te furgoni me krah. I shes me 1 mije leke kilja.”

Kur nuk ka blerës, ka marrë edhe ushqime me listë

“Kam marre, por i kam larë, s’ të fal njeri. Ditën të falin jo lekët.”

Dritani është i vetmi që punon në familjen e tij. ai duhet të kujdeset për dy fëmijët, bashkëshorten dhe nënën e sëmurë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!