FIER- Një tempull që i shkëput vogëlushët nga zhurma e përditshmërisë. Sepse kjo është një marrëdhënie besimi që ndërtohet nëpërmjet personazheve konkretë, të cilët janë më bindës se leksionet
Kukullat janë po ato qe vetë Xhelili i ndërtoi në moshë të re, kur u bë pjesë e teatrit të Fierit. Me përkujdesjen dhe riparimet e nevojshme këto figura përrallash vazhdojnë të magjepsin vogëlushët si asnjë argëtim tjetër
Mjaftueshëm vite pune sa për t’i parë objektet skenike si personazhe që flasin. Ishte koha kur arti, madje edhe për fëmijët censurohej. Prej disa vitesh, teatri i kukullave të Fierit është rikthyer në axhendën e aktiviteteve kulturore duke risjellë në skenë personazhet dhe përrallat e kohës kur u krijua, gjysmë shekulli më parë./ abcnews.al