Jetën ia dedikoi fëmijëve/ Nënë e 6 femijëve përfiton nga programi i mbrojtjes sociale

schedule15:08 - 15 Dhjetor, 2024

schedule 15:08 - 15 Dhjetor, 2024

“Kjo është ajo që unë kam pas shumë qejf, edukatore fëmijësh.”

Këtë dëshirë Klejda Toci nuk mundi ta realizonte, por realitet bëri një tjetër ëndërr, atë për të pasur një familje të madhe.

36 vjeçarja është nënë e katër djemve dhe dy vajzave. Më e madhja 17 vjeçe dhe I vogli ende në kopësht.

I është përkushtuar fëmijëve dhe e ka pasur të pamundur të punojë.

“Shumë herët jam bërë, që 17 vjeçe, është një kënaqësi shumë e madhe. por kur të tjerëat lëviznin, bënin shkollën, mua mu  ndërpre aty shkolla.  vetëm tetë vjeçaren nuk kam vazhdu më andej, ishim dhe në fshat, atje janë ndryshe njerëzit thonë martohu e kaq …  se skam vazhdu shkollën, por kam fëmijët …Nuk është se kam dalë në punë. Shtëpiake, mbaj fëmijët,  një kërkon diçka, një diçka, burri më shumë është në fshat  dhe më bie ti përballoj më shumë vetë.”

Bashkëshorti merret me bujqësi. Ndërsa për 36 vjeçaren punët e vetme kanë qenë të shtëpisë, por ndërsa vitet kalojnë pasiguritë për të ardhmen i shtohen.

” Zihen sa të jenë të vegjël mami im, si të vjetërohem ndoshta thonë jo mbaje ti, jo mbaje ti, thashë ishalla e kam për pjesë.”

Mungesa e viteve të punës e privon prej pensionit të pleqërisë, por vitin e fundit  36 vjeçarja po përfiton nga programi i mbrojtes sociale për gratë papunë me tre apo më shumë fëmijë të moshës nën 18 vjeç. Shteti iu njeh si periudhë sigurimi për të përfitur pension pleqërie kujdesin për fëmijët deri pesë vjeç.

“Tani është duke ardhur një kohë ndryshe, më të vërtetë e kemi pak atë frikën se nuk marrim pension po tani çtë bëjmë …”

Klejda është një prej 9200 grave që sipas Ministrisë  së Shëndetësisë dhe Mbrojtes sociale parashikohet të mbështeten dhe me buxhetin e vitit të ardhshëm. Këtu përfshihen ato që kanë të ardhura familjare nën 100 mijë lekë në muaj dhe një prej fëmijëve nën pesë vjeç. Më pas mund të nisin punën dhe të kontribuojnë vetë dhe për pensionin e pleqërisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!