“Jetë paralele”, ekspozita e 12 artistëve shqiptarë në Fier

schedule22:18 - 7 Maj, 2022

schedule 22:18 - 7 Maj, 2022

“Jetë Paralele” ka qenë destinacioni artistik i fundjavës në Fier për dhjetëra artdashës dhe piktorë fierakë.

Një ekspozitë e veçantë është hapur sot në Galerinë e Arteve “Vilson Kilica” në Fier, me punime të përzgjedhura nga një grup pedagogësh të Universitetit të Arteve, midis të cilëve: Gazmend Leka, Najada Hamza, Ardian Kapo, Artan Peqini, Shpëtim Kërçova, që shënjojnë gjurmë të rëndësishme në artin shqiptar.

Ekspozita, sipas organizatorëve konsiderohet si një aventurë e vyer e artit bashëkohor, ndërtuar me 12 artistë të gjinive të ndryshme, të përcjellë me mbi 40 punime në pikturë, skulpturë dhe vizatim.

“Jetë Paralele” është ekspozita e radhës që organizon Galeria e Arteve e Bashkisë Fier./abcnews.al/