Lajmi kryesor në këto është koronavirusi numri i viktimave dh ei të prekurve jo vetëm në vendin tonë, por edhe në botë.
Një tjetër anë e medaljes dhe e shpresës në këto ditë të vështira për të gjithë është ardhja në jetë e një fëmije.
Në këto ditë të vështira nënat janë të vetme në momentet e gëzimit dhe pritjes së fëmijës së tyre pasi bashkëshorti apo të afërmit e tjerë nuk mund të jenë pjesë e ambjenteve të Maternitetit.
Gazetarja e Abc News, Glidona Daci nga materniteti “Koço Glozheni”, ka treguar për atmosferën që ndodhej atje ku bashkëshortë dhe baballarë të shumtë prisnin jashtë godinës së maternitetit për të marrë vesh për gjendjen e bashkëshortes dhe foshnjës së ardhur në jetë.
Gazetarja ka bërë me dije për abcnews.al se një nga baballarët që gjendej në ambjentet e jashtme të maternitetit është shprehur se momentet e pritjes në këto ditë janë shumë të vështira dhe momente ankthi. Ai ndër të tjera ka theksuar se foshnjën e tij të ardhur në jetë e ka parë vetëm përmes fotove deri më tani.
Ndërkohë fatmirësht deri më tani në maternitetin “Koço Glozheni” deri më tani nuk ka asnjë nënë të dyshuar të infektuar me COVID 19./abcnews.al

