“Jetë mes rrënojave të luftës”, ukrainasit mbjellin tulipanë të bardhë në Mariupol

schedule17:08 - 5 Prill, 2022

schedule 17:08 - 5 Prill, 2022

Mariupol është një ndër qytetet që është shkatërruar më shumë nga sulmet ruse që nga fillimi i sulmeve më 24 shkurt të 2022.

Mediat e huaja kanë publikuar së fundmi disa fotografi që tregojnë sesi qytetarët e ngelur në vend përpiqen që të rikthejnë jetën mes shkatërrimit të luftës në qytetin port jugor të Ukrainës.

Në këto fotografi prekëse, Viktoria Mukhina shfaqet duke mbjellë tulipanë me vajzën e saj, Miroslava, në sfondin e djegur të një ndërtese banimi të shkatërruar nga granatimet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!