Një dokumentar rreth jetës së këngëtares Rihanna sapo është shitur në Amazon për 25 milion dollarë.
Dokumentari i ri, i cili do të drejtohet nga Peter Berg (Battleship), raportohet se ka qenë në punë për disa vite. Por sipas The Hollywood Reporter, projekti sapo u shit së fundmi në Amazon për 25 milion dollarë.
E njëjta shumë u pagua nga Apple TV + javën e kaluar për një dokumentar në lidhje me Billie Willish.
Marrëveshja është bërë për një “dokumentar intim”. Do të ketë gjithashtu pamje të reja të jetës së Rihanna-s dhe më shumë se 1.200 orë regjistrim, dokumentari ofron njohuri private mbi personalitetin e Rihanna-s, sensin e humorit, etikën e punës, familjen dhe dashurinë”; raportoi Hollywood Reporter.
Rihanna ose Amazon ende nuk kanë komentuar mbi projektin por do të kemi së shpejti një trailer./abcnews.al