“Jeta paralele e Maks Velos” nga Alda Bardhyli: Cili është nderimi më i mirë të

schedule08:15 - 8 Maj, 2020

schedule 08:15 - 8 Maj, 2020

Piktori, arkitekti, studiuesi dhe shkrimtari i njohur Maks Velo, është ndarë nga jeta ditën e djeshme pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Ai ka qenë i përfshirë në debatet mbi të ardhmen e arkitekturës dhe urbanizimit të qytetit. Maks Velo lindi më 31 gusht të vitit 1935 në Paris. Pas lindjes së tij, familja Velo u kthye përsëri në Shqipëri, në qytetin e Korçës, ku Maksi ka kaluar edhe fëmijërinë.

Në një intervistë për “ABC e mëngjesit” studiuesja Alda Bardhyli ka ndarë detaje nga libri “Jeta paralele e Maks Velos”. Bardhyli e përshkruan si një artist dimensional gjë e cila ndihet në të gjitha krijimet e artit të tij. “Një artist i ndryshimeve, një nga zërat më përfaqësues të letërsisë së burgut, të gjithë galerinë e SPAK ai e ka sjellë në fjalë”, shprehet ajo.

Persekutimi i Maks Velos:

Bardhyli: I akuzuar për ndikime moderniste, të kulturës së huaj në art. Një artist gjithmonë opozitar, besonte se e kundërta sillte zhvillim. Ndër të vetmit që kontribuoi në rritjen e mendimit shqip, është shumë i gjerë vlera e tij. Ndërimi i Maks Velos sot do të bëhet nga Bashkia e Tiranës, besoj që nderimi më i mirë për të është të kujtojmë pasuritë e çmuara që la pas.

Maks Velo jetonte me motrën e tij që nga koha kur doli nga burgu. Kishte një lidhje të jashtëzakonshme me natyrën, ishte shumë i kujdesshëm ndaj shëndetit të tij.

Maks Velo do të mbetet gjatë në memorien e çdo shqiptari.