“Jeta nuk është gjithmonë e lehtë”, Afrona Dika flet per periudhën e vështirë gjatë fëmijërisë

schedule21:43 - 10 Shkurt, 2021

schedule 21:43 - 10 Shkurt, 2021

Ndarja nga jeta e modeles Kasia Lenhardt tronditi opinionin publik dhe shumë personazhe kanë reaguar të tronditur për këtë ngjarje të rëndë. Mes tyre ishte Loredana dhe Ardian Bujupi. Ky i fundit, i cili kishte miqësi me modelen publikoi një fotografi bashkë me të, krahas së cilës përcolli dhe një mesazh të rëndësishëm për bullizmin.

“Ajo ishte e mbushur me energji dhe vetëbesim. Pavarësisht asaj që ndodhi, kjo shoqëri bullizuese vazhdon të gjykojë. Diçka duhet të ndryshojë! Ne duhet të ndryshojmë, le të jetë vdekja e saj një mësim si Princeshë Diana! U prehsh në paqe engjëll”, shkroi ndër të tjera Ardiani.

Nisur nga ky fenomen që prek shumë njerëz, ka reaguar dhe Afrona Dika. Bashkëshortja e Bleros ka treguar se është bullizuar në fëmijëri, por siç thotë ajo, fatmirësisht ato situata e kanë bërë një person më të fortë. “Ndaloni së bullizuari!!! Unë kam qenë vetë viktimë e bullizmit në fëmijëri dhe kam përjetuar shumë situata që më kanë bërë tani më të fortë.

Unë jam kështu siç jam sot, bashkë me plagët e mia. Jeta nuk është gjithmonë e thjeshtë. Ka shumë momente të vështira që nuk janë gjithmonë të lehta për t’ja dalë mbanë. Jini të fortë dhe gjithmonë jini të vërtetë me veten tuaj në jetë dhe gjithmonë keni për ta dashur veten”, shkruan Afrona. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!