Jeta mes roleve dramatike/ Rozi Kostani në ‘Pas Mesnatë’: Arti të mbush shpirtin

schedule10:31 - 14 Qershor, 2023

schedule 10:31 - 14 Qershor, 2023

“E bukur, e vështirë dhe prap e bukur dhe prap e bukur, “ kështu e konsideron aktorja dhe regjizorja Rozi Kostani jetën e saj në Teatër, me një karrierë rreth 25 vjecare në skenë.

E ftuar në ‘Pas Mesnatë’ Kostani ndau emocionet e vënies në skenë të veprës ‘Një lojë xhin”, ku dy të moshuar, në role Yllka Mujo e Viktor Zhusti, në një azil pleqsh krijojnë një shoqëri të veçantë.

Ndërsa luajnë lojërat e tyre të xhinit, ata përfshihen në biseda të gjata për familjet e tyre dhe jetën e tyre në botën e jashtme. Gradualisht, çdo bisedë bëhet një betejë, njësoj si lojërat e vazhdueshme të xhinit, pasi çdo lojtar përpiqet të ekspozojë dobësitë e tjetrit, të nënçmojë jetën e tjetrit dhe të poshtërojë tjetrin tërësisht.

“Sapo më është propozuar nuk mundeshe dot të mos kishe një grishje ndaj saj. Jo vetëm se trajtohet mosha e tretë, por se e sheh që te adoleshentët se si sillen ndaj tyre, te mosha jonë, dhe pastaj te vetë ata. Dhe imagjinata jonë.

Kur mora veprën Viktori, ishte i mirëqenë që do ishte, dhe menjëhëre më lindi një ide për Yllkën, ajo ka dashuri, ka ngjyra rri bukur në skenë, dhe cdo gjë që ndodh e përjeton. Yllka u dashurua me tekstin, dhe pas një kohe e lamë në pauzë se duhet të ishte një shfaqje private, por Yllka ishte nxitëse që kjo shfaqje të gjallonte në skenë.” u shpreh ajo, ndersa theksoi se ‘arti te mbush shpirtin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!