Jeta mbi karrocë e Erblinit: Në shkollë private, pasi shteti nuk ka infrastrukturë

schedule15:51 - 3 Dhjetor, 2022

schedule 15:51 - 3 Dhjetor, 2022

Jeta mbi një karrocë nuk ka qenë e lehtë për të riun Erblin Karaj. 29-vjeçari ka nisur këtë vit universitetin, pasi nuk i është dhënë mundësia më parë. Zgjodhi një universitet privat sepse në atë publik nuk i ofrohej aksesi që i nevojitet. Erblini beson se pasi te marrë diplomën do e ketë më të lehtë të gjej një punë.

“Unë ndjek vitin e parë të shkollës së lartë për informatikë. Kur mbarova gjimnazin krijova idenë se mund të punoësohem diku por ishte shumë e vështirë. Prandaj fillova shkollën e lartë.“, tha ai.

I riu thotë se mungesa e infrastrukturës në institucione dhe e aksesit në transportin publik, janë vështirësitë më të mëdha. Në një ditë me shi ai thuajse e ka të pamundur të dalë nga shtëpia, pasi karroca që përdor është elektrike.

“Kur dal nga banesa është një motor me bateri që përdor, që shkoj në shkollë sepse me autobus e kam të pamundur. Gjatë kohës me shi e kam të pamundur sepse normalisht po të rrish me një çadër do të lagesh.”, shtoi i riu.

Sociologia Marsida Simo thotë se arsimimi dhe punësimi janë problematikat kryesore për kategorinë e personave me aftësi ndryshe.

“Mësimi bëhet i vështirë për personat me aftësi ndryshe sepse gjenezë kur këta persona kanë lindur të tillë, që në shkollën e tyre dhe me marrjen e këtyre aftësive që iu duhen atyre për tregun e punës. Tregu i punës përthithi këdo që është i aftë por mungon pjesa e infrastrukturës dhe aksesit. Pra, punësimi është një punë shumë herë më e gjerë që duhet menduar për arsimin.“, tha sociologia.

Personat me aftësi ndryshe përbëjnë 15% të popullsisë së botës. Në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara u diskutuan sfidat më të mëdha për këtë kategori. /abcnews.al