Jeta i ka ndryshuar plotësisht, Afërdita Dreshaj ndan videon e ëmbël me të birin

schedule20:55 - 21 Mars, 2021

schedule 20:55 - 21 Mars, 2021

Me 16 Mars, Afërdita Dreshaj dhe Jakub Kindl u bënë prindër për herë të parë. Ata mirëpritën një djalë që e pagëzuan me emrin Sky Blue. Teksa ndau një foto nga takimi i parë me të voglin e saj, modelja u shpreh se ky ishte momenti që i ndryshoi jetën përgjithmonë.

Partneri i saj u shpreh: “Çfarë ndjesie e pabesueshme! As nuk mund ta përshkruaj momentin e mrekullueshëm kur gruaja ime solli në jetë Sky-in tim të bukur. Faleminderit. Sky Blue Kindl. 16 Mars 2021″, shkroi ai krahas fotos së të birit.

Ndërkohë, ditën e sotme ata kanë kaluar një ditë të këndshme së bashku me pjesëtarin më të ri të familjes. Ka qenë Afërdita e cila ka postuar një video ku shihen duke përqafuar vogëlushin. “E diela e parë. Ne jemi shumë të dashuruar.”, shkruan ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!