Jeta e re e djaloshit të “akullit” në Kinë, historia e tij tronditi botën

schedule14:18 - 9 Janar, 2019

schedule 14:18 - 9 Janar, 2019

10 vjeçari kinez, i njohur si djaloshi i “akullit”, u bë i njohur në të gjithë botën në janar të 2018-ës, pasi ecte për 5 kilometra në borë për të shkuar në shkollë. E tashmë një vit më pas gjërat kanë ndryshuar për mirë.

Në janar të vitit 2018 historia e tij kishte bërë xhiron e rrjeteve sociale duke tronditur botën. Djaloshi Uang, 10 vjeç çdo ditë i duhej  të ecte për pesë kilometra në këmbë, mes të ftohtit dhe dëborës për të shkuar në shkollë. Dhe fotografia e tij me flokët e mbuluar me akull, u bë virale. Një vit më pas shumë gjëra kanë ndryshuar për Uang, autoritetet kineze i dhanë familjes së tij një shtëpi të re pranë shkollës, e tashmë atij i duhen vetëm 10 minuta për të shkuar atje.

Por jo vetëm Uang dhe familja e tij kanë përfituar nga publikimi i historisë. Autoritetet kineze kanë rregulluar shkollën në rajon duke e pajisur me sistem ngrohjeje si dhe me një konvikt për nxënësit që i kanë shtëpitë shumë larg. /abcnews.al