“Jeta e padukshme e Elizabeth”, dokumentari i rrallë për Mbretëreshën para se të hipte në fron

schedule21:56 - 13 Maj, 2022

schedule 21:56 - 13 Maj, 2022

Pavarësisht se sa filma janë shfaqur, interesi për jetën e Mbretëreshës Elizabeth II është gjithnjë i madh.

Vitet para se të merrte kurorën mbretërore, kur ajo shijonte momente të pakujdesshme që të kujtojnë kohërat romantike, janë kapur në një dokumentar të BBC-së,me titull, Elizabeth: “Mbretëresha e padukshme”.

Dokumentari i referohet titullit në aspektet e padukshme të jetës së Elizabeth, ndërsa janë mbledhur video nga koleksioni privat i familjes mbretërore.

Tashmë është publikuar traileri i parë për jetën e mbretëreshës, ku dokumentari përfshin qindra dosje të regjistruara.

Në një nga fragmentet, Mbretëresha shfaqet në jahtin britanik Brittany duke mësuar se si të hidhet në kuvertën e një varke, ndërsa në një tjetër ajo sheh me motrën e saj dhe babain e tyre të dashur, Mbretin George, HMS Vanguard, luftanijen britanike të ndërtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Dokumentari do të publikohet më 29 maj, pak ditë para festimeve kryesore për jubileun platinor të Mbretëreshës që do të nisë të enjten, më 2 qershor, me paradën tradicionale Trooping the Color.

Mediat britanike po flasin njëkohësisht për një material jashtëzakonisht të rrallë që po qarkullon për një nga fytyrat më të fotografuara të dy shekujve të fundit. /abcnews.al