Jeremy Corbyn do vazhdojë të jetë udhëheqës i Partisë së Punës, deri në vitin e ardhshëm

schedule16:05 - 13 Dhjetor, 2019

schedule 16:05 - 13 Dhjetor, 2019

Jeremy Corbyn sot refuzoi të tërhiqet si drejtues i Partisë së Punës deri vitin e ardhshëm dhe mohoi se ai ishte një faktor kryesor në rezultatin më të keq të partisë së punës që nga viti 1935.

Corbyn u përball më një thirrjë për të lënë kryesimin e partisë së tij menjëherë pasi ai humbi 59 deputetë dhe Boris Johnson fitoi me shumicën e votave më të mëdha për një gjeneratë – por  përkundrazi ai është zotuar të mbetet deri në vitin 2020.

Në intervistën e tij të parë që nga humbja, zoti Corbyn gjithashtu mohoi që ai ai ishte fajtor për humbjen shkatërruese dhe tha: ‘Këto zgjedhje u morën përfundimisht nga Brexit.

Dhe kur u pyet nëse ai ndihej fajtor për rezultatin, ai u përgjigj se ishte ‘shumë i trishtuar’, por shtoi : ‘Unë bëra gjithçka që munda. Gjithçka u mbështet në mënyrë universale në të gjithë partinë dhe lëvizjen tonë ‘.

Ai gjithashtu ndihet fajtor për dhjetëra deputetë që kanë humbur vendet e tyre.

Kur e pyetën se në çfarë gaboi, zoti Corbyn tha: Ne kemi humbur një numër vendesh dhe nuk kemi fituar kryesoret që shpresoja se mund ta kishim bërë, veçanërisht Midlands dhe Yorkshire ‘.

Corbyn shtoi: ‘Kam marrë më shumë përbuzje për këtë humbje sesa çdo drejtues tjetër ka marrë ndonjëherë nga një pjesë e madhe e mediave’./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!