Jeremiç: Thaçi e Vuçiç vendosën në Romë për rritjen e taksës

schedule12:17 - 4 Dhjetor, 2018

schedule 12:17 - 4 Dhjetor, 2018

Vuk Jeremiç lideri i opozitës serbe me partinë e Partisë së Popullit, deklaroi se ka prova që Presidenti serb Vuçiç është takuar me Hashim Thaçin në Romë në 4 nëntor të këtij viti. Pikërisht në kryeqytetin Italian të dy vendosën për rritjen e taksës ndaj produkteve serbe.

Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçi janë takuar në Romë në 4 nëntor. Deklarata bëhet nga lideri i opozitës serbe Vuk Jeremiç, i cili këmbëngul se e ka mësuar këtë fakt nga burime diplomatike të nivelit të lartë në Bashkimin Europian.

Kryetari i Partisë së Popullit, theksoi se në këtë takim të dy ata vendosën të rrisin taksën për produktet serbe. Jeremiç shtoi se tensionet që vijuan më pas ishin të planifikuar ashtu si është planifikuar që këto tensione të mbahen nën kontroll.

Sipas tij çdo gjë po ndodh në mënyrë për të krijuar një atmosferë paranoje kolektive në Kosovë dhe Serbi. Kjo marrëveshje për korrigjimin e kufijve të duket si mënyra e vetme për të shmangur një luftë të re.

Jeremiç shtoi se ata që luajnë me zjarrin dhe janë takuar fshehtas në Romë dhe në vende të tjera, kanë në plan të krijojnë mbështetje për korrigjimin e kufijve duke frikësuar njerëzit me idenë se po shkojnë drejt luftës.

Edhe pse parashikoi se nuk do të ketë asnjë luftë, lideri i opozitës serbe tha se politikanë të papërgjegjshëm në Kosovë dhe Serbi mund të shkaktojnë çdo situatë.

Jeremiç tha se Aleksandër Vuçiç nuk do të guxojë të firmosë për korrigjimin e kufijve, që do të nënkuptonte njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke qenë se me atë firmë do të anëtarësohej dhe në NATO. Ai shtoi se Vuçiç nuk mund të bëjë asnjë hap të tillë pa marrë mbështetjen e populit, të cilin po e manipulon duke thënë se po ruan paqen në rajon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!