Jepte teste false për COVID, lirohet nga qelia farmacistja në Lezhë: Nuk e dija

schedule11:56 - 19 Shkurt, 2022

schedule 11:56 - 19 Shkurt, 2022

Farmacistja e arrestuar të enjten nga policia e Lezhës, pasi lëshonte testi COVID-i të falsifikuara u lirua nga qelia. 25-vjeçarja Kristjana Luka u njoh këtë të shtunë me masën e sigurisë në Gjykatën e Lezhës.

Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura e reja nuk ka folur asnjë fjalë në lidhje me akuzat e ngritura, por ka qenë avokati i cili ka thënë se 25-vjeçarja ka qenë thjeshtë punonjëse në farmaci dhe se nuk kishte dijeni se aty kryheshin teste COVID-i fiktive.

Pasi dëgjoi palët Gjykata e cilësoi të ligjshëm ndalimin e 25-vjeçares Kristjana dhe vendosi ndaj saj masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” ashtu siç kishte kërkuar prokuroria.

Ndërkohë që administratorja e këtij subjekti Aurora Ujka, 35 vjeçe është shpallur në kërkim. Blutë bëjnë me dije se të dyja ato në bashkëpunim me njëra tjetrën kanë pajisur rreth 500 persona me teste false për CVODI në këmbim të shumave monetare. Ato kërkonin 50 euro për testin me përgjigje negative dhe 100 për përgjigje pozitive.

Ndërkohë për të njëjtën vepër penale është vënë nën hetim administratori i një tjetër subjekti privat në Lezhë Arjan Deda, 49 vjeç pasi kryente tamponë për Covid në kundërshtim me procedurat standarde të përcaktuara në ligj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!