Skuadra e Kukësit më në fund do të mund të luajë në stadiumin e ri, dhe nuk do të do ketë më nevojë të “shtegtojë” nëpër stadiume të tjera.
Inagurimi i shumë pritur i stadiumit do të bëhet pikërisht ndaj Laçit sfidë e cila do të luhet më 23 prill, teksa dhe inaugurimi i “Kukës Arena” do të bëhet pikërisht ndaj kurbinasve.
Më 23 prill tifozët do të mund të shikojnë skuadrën e zemrës të luajë në stadiumin e saj pas afro 3 vitesh.
Kukës Arena është gati për të pritur një ndeshje të Abissnet Superiores, teksa stadiumi i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga UEFA.
Në këtë mënyrë skuadra e Diego Longos do të ketë një “armë plus” për ndeshjet e mbetura të sezonit teksa do të zhvillojë ndeshjet si pritëse në stadiumin e rikonstrukturuar.
Aktualisht skuadra e Kukësi ka arritur të grumbullojë 45 pikë, e renditur ne vendin e tretë, ku diferenca mes verilindorëve dhe kurbinasve kundërshtarë është vetëm 2 pikë, teksa mes tyre do të luftohet për vendin e dytë. /f.a/abcnews.al