Jep zanatin duke paguar, biznesmeni kuksian ofron profesion për të rinjtë

schedule17:22 - 3 Prill, 2021

schedule 17:22 - 3 Prill, 2021

Prej 26 vitesh Bilbli ka një biznes familjar duroplastik në Kukës. Ai kërkon që ta zgjerojë këtë biznes, por mungesa e punonjësve ka ndikuar që ky biznes mos arrijë të zgjerohet më.

Në këtë punishte ku prodhohen dyer, dritare apo dhe materiale të tjera plastike dhe alumini Bilbil Elezi punon me të birin dhe një mikun e tij.

Sipas Elezit të rinjtë që jetojnë në Kukës nuk pranojnë të punësohen pasi e kanë mendjen të largohen jashtë.

“Kemi nevojë për punëtore po ata nuk pranojnë të punojnë është problem shqetësuese. Më shumë është mungesë e dëshirës për të punuar se e kanë mendjen të ikin jashtë”, ka thënë Elezi.

Elezi është detyruar të bëjë dhe një ofertë të padëgjuar. Ka marrë përsipër të mësojë të rinjtë duke i paguar, por a me këtë kusht që vështirë se e ofron njeri nuk pranojnë.

“Ne harxhojmë kohë për t’ju dhënë zanat ata nuk pranojnë. Kam 3 muaj që kërkoj të zgjeroj aktivitetin dhe nuk po vjen njeri. Gjithandej ka kërkesa për vende pune por nuk pranojnë. Ne duam t’ju japim zanat të punojnë 2 vjet dhe le të ikin por nuk duan”, ka thënë ndër të tjera ai.

Djali i Bilbilit është mësuar që në moshë të vogël me punë. Është një shembull i mirë për të rinjtë që zgjedhin të mos punojnë dhe kur kanë mundësi.

“Kam 12 vite që punoj me babin. Është zanat i lehtë për të mësuar. Dua ta trashëgoj brez pas brezi e shoh si zanat afatgjatë”.

Kukësi është qyteti më i varfër në Shqipëri, ka nivel të lartë papunësie por dhe shpopullim masiv. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!