Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për televizionin kombëtar spanjoll, TV Espanjola, ka thënë se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
“Radoiçiç nuk dëshiron ta dëmtojë më tej Listën Serbe”, tha Vuçiç.
Radoiçiç është në “listën e zezë” të SHBA-së dhe i ndalohet hyrja dhe të bëjë biznes në atë vend. Ai u vendos në listë për shkak të lidhjeve të dyshuara me krimin e organizuar transnacional.
Policia e Kosovës sot ka kryer disa bastisje në pronat që i përkasin Radoiçiçit./abcnews.al