Jep dorëheqjen kryetari i Komisionit Zgjedhor në Maqedoni

schedule16:18 - 11 Dhjetor, 2017

schedule 16:18 - 11 Dhjetor, 2017

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni, Aleksandar Çiçakovski, ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij. Vendimi u pasua dhe nga dy anëtarë të komisionit të propozuar nga LSDM, Violeta Duma dhe Igor Milev. Lajmi është konfirmuar nga burime të parlamentit maqedonas. Dorëheqja e Çiçakovskit vjen pasi mediat bënë publike se anëtarët e KSHZ-së kishin marrë paga shtesë për raundet e fundit zgjedhore në vend.Mandati i këtij komisioni përfundon në vitin 2020. Çiçakovski është kryetari i KSHZ-së që nga viti 2015 pas arritjes së Marrëveshjes së Përzhinos. Deri tani, nuk ka informacione për dorëheqje të tjera dhe pse disa anëtarë kanë konfirmuar se kanë marrë të njëjtin vendim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!