Interpol konfirmoi me anë të një deklarate për media në profilin e tij në Twitter se ka pranuar dorëheqjen e Meng Honguei nga posti I drejtorit.
Vendi i tij do të zihet nga zëvendëspresidenti aktual, koreanjugori Kim Jing Jang.
Lajmi u bë publik menjëherë pas deklaratës së Kinës se Meng është vënë nën hetim nga prokuroria kineze për akuzën e korrupsionit.
Politikani kinez dyshohet se ka shkelur ligjin, ai rezultonte i zhdukur që nga data 29 Shtator./abcnews.al