Jep dorëheqjen ambasadori britanik në SHBA

schedule14:40 - 10 Korrik, 2019

schedule 14:40 - 10 Korrik, 2019

Pas polemikave dhe reagimeve të shumta ambasadori britanik në Uashington Kim Darok ka dhënë dorëheqjen. Në deklaratën e tij për media ai u shpreh se e kishte të pamundur të vazhdonte detyrën e tij

Ambasadori Britanik Kim Darok në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka dhënë dorëheqjen. Në deklaratën e tij ai shkruan se e ka të pamundur të vazhdojë punën e tij. Pasi britanikja Daily Mail publikoi komentet e tij të rezervuara për Trump, të cilat ishin të destinuara për qeverinë britanike, ai ishte larguar nga Shtëpia e Bardhë.

“Pa publikimit të dokumenteve zyrtare të kësaj ambasade, ka pasur shumë spekulime për sa i përket pozicionit tim dhe kohëzgjatjes së mandatit tim. Dëshiroj ti jap fund këtyre zërave. Situata aktuale më pengon që të vazhdoj detyrën time si do desha. Dhe pse mandate përfundon në fund të këtij viti, mendoj se duhet të emërohet një ambasador i ri – shkruhet në letrën e dorëheqjes. Falënderoj të gjithë ata që në Britaninë e Madhe dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më kanë ofruar mbështetje  në këto ditë të vështira. Kjo më ka kujtuar miqësinë e thellë dhe lidhjen e fortë mes dy vendeve tona. Jam shumë i prekur. Profesionalizmi dhe integriteti moral i shërbimit civil britanik është për tu pasur zili. Lë detyrën i bindur se këto vlera do të jenë në duar të mira” përfundon ai.

Menjëherë kanë reaguar kryeministrja në largim May e cila u shpreh se Kim i ka dedikuar jetën shërbimit ndaj vendit dhe të gjithë i janë mirënjohës.

Ndërsa lideri i opozitës britanike Korbin u shpreh se komentet e bëra ndaja ambasadorit ishin të gabuara. Ai tha se të gjithë duhet të ndiheshin të keqardhur për faktin se ai u detyrua të japë dorëheqjen./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!