Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg
Stoltenberg do të takohet gjithashtu edhe me kryeministrin Albin Kurti. Vizita e Sekretarit të Aleancës Veri Atlantike është paralajmëruar dje edhe në faqen e NATO-s.
Stoltenberg përveç Kurtit dhe Osmanit do të ketë takim me Komandantin e KFOR-it, Franco Federici, dhe me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiç.

