Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, të cilët u ribashkuan pas afro dy dekadash, mbajtën një dasmë madhështore disa ditë më parë. Në dasmën e çiftit, të mbajtur në rezidencën prej 8.9 milionë dollarësh në Georgia, SHBA, janë shfaqur pamjet ku këngëtarja i dhuron Ben-it një performancë pasionante skenike.
Teksa këngëtarja këndoi një këngë speciale për Affleck-un, i cili ishte ulur në karrigen përballë saj, kërcimtarët e shoqëruan. Në një video që është bërë publike, ylli i “Marry Me “këndon para të ftuarve, teksa shikon Benin: “Unë mund ta ndiej pasionin në sytë e tu, unë jam ende e dashuruar me ty”.
Megjithatë, nuk ishte vetëm këngëtarja që bëri një gjest romantik pasi dhe aktori thuhet se mbajti një fjalim të ëmbël që i referohej fejesës së tyre 18 vjet më parë, që çifti e ndërpreu. Një burim i tha US Weekly: “Ben bëri një fjalim pasionant duke deklaruar dashurinë e tij për Jennifer dhe fëmijët e saj. Ai tha se fëmijët janë bekimi i tyre. Ata nuk u martuan më parë dhe kjo është provë se gjithçka ndodh për një arsye. ”
/abcnews.al