Dy yjet botërorë të muzikës, Jennifer Lopez dhe Maluma janë bërë bashkë për një projekt kinematografik. Filmi mban titullin “Marry Me” pritet të publikohet në fillim të vitit të ardhshëm në ditën e të dashuruarve.
Lajmin e kanë bërë me dije vetë këngëtarët përmes një postimi në rrjete sociale. “Ruajeni datën, “Marry me” po vjen në kinema këtë Shën Valentin”, ka shkruar Lopez krahas postimit.
Filmi drejtohet nga Kat Coiro dhe është shkruar nga John Rogers, Tami Sagher dhe Harper Dill. Krahas dy këngëtarëve në film do të interpretojnë emra të njohur të industrisë kinematografike si Sarah Silverman, Chloe Coleman, Michelle Buteau dhe Utkarsh Ambudkar. xh.d/abcnews.al

