Jennifer Garner tregon arsyen pse nuk dëshiron të flasë për ish-bashkëshortin e saj në intervista

schedule15:59 - 10 Prill, 2023

schedule 15:59 - 10 Prill, 2023

Aktorja e njohur, Jennifer Garner po rikthehet në ekran dhe orari i saj është më i ngarkuar se kurrë. Edhe pse nënë e tre fëmijëve, ajo është duke përgatitur disa projekte të reja që do të emocionojnë fansat e saj. Ajo i është përkushtuar projekteve të saj të reja profesionale, të cilat pritet të kenë premierë në vitin 2023. Kjo është edhe arsyeja pse ajo nuk dëshiron të flasë për jetën e saj personale, aktuale apo të shkuar.

Në një intervistë për revistën Stellar, Jennifer Garner tha se një nga gjërat më të vështira për të është të shohë veten në faqet e para të gazetave me ish-bashkëshortin e saj Ben Affleck, i cili tani ka një fillim të ri në jetën e tij me Jennifer Lopez në krah.

 “Nuk më bën të ndihem mirë, edhe nëse lajmet janë pozitive për njërin prej nesh. Thjesht përpiqem të mos jem në asnjë titull për gjëra dhe situata që nuk kanë të bëjnë me rrugën time të karrierës. Nuk dua të shoh çdo pjesëtar t֝ë familjes sime të bëhet viral dhe të kthehet në një meme.”

Vitet e fundit, Jennifer Garner dhe Ben Affleck e kanë bërë prioritetin kryesor bashkëjetesën harmonike me fëmijët e tyre dhe ruajtjen e një lidhjeje të shëndetshme familjare. Për të dy, kujdesi për Violet (17), Seraphina (14) dhe Samuel (11) është shqetësimi i tyre kryesor, pavarësisht nga zgjedhjet që Jennifer Garner dhe Ben Affleck bëjnë në jetën e tyre personale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!