Jennifer Aniston ndihet e bekuar për mikeshat e saj të famshme

schedule15:52 - 1 Maj, 2023

schedule 15:52 - 1 Maj, 2023

Jennifer Aniston nuk ka nevojë për asnjë mashkull në krah për të ndjerë dashurinë, sepse ajo ka mikeshat e saj që e mbushin si askush tjetër.

Disa ditë pasi ylli i ‘Friends’ u fotografua në një restorant të Nju Jorkut me ish-bashkëshortin e saj, Justin Theroux dhe fansat e saj që pyesnin nëse ish-çifti janë sërish bashkë, ndërkohë, ajo ishte e kënaqur të falënderonte Zotin për miqësitë që ka mbajtur ndër vite.

Aktorja ndau një seri fotosh dhe videosh me Lisa Kudrow, Courteney Cox. Sandra Bullock, Julia Roberts, Amanda Anka dhe Reese Witherspoon, nga një skenë nga ‘Friends’, krahas së cilës ka shkruar: “Faleminderit zotit për të dashurat e mia”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Aniston (@jenniferaniston)

Ashtu siç pritej, postimi i saj mori miliona pëlqime, ndërsa miqtë e saj të famshëm ia kthyen dashurinë.

“Faleminderit Zotit që ekzistoni”, shkroi Courteney Cox./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!