Jennifer Aniston iu bëri thirrje ndjekësve të saj të marrin seriozisht zgjedhjet e ardhshme presidenciale, si dhe i inkurajoi që të mos votojnë për Kane West. Ylli i “Friends” zbuloi se ka zgjedhur të votojë për Joe Biden dhe Kamala Harris për të ndihmuar për të ardhmen e vendit.
“Tani për tani, disa burra në pushtet po vendosin se çfarë mund të bëjnë dhe çfarë nuk mund të bëjnë gratë me trupat e tyre. Presidenti ynë aktual ka vendosur që racizmi nuk është çështje. Ai e ka injoruar vazhdimisht dhe publikisht shkencën … shumë njerëz kanë vdekur.”, tha aktorja.
Ndërsa iu kërkoi fansave të tregoheshin të përgjegjshëm përsa i përket votës së tyre, ajo shtoi: “E gjitha kjo nuk ka të bëjë me një kandidat ose me një çështje të vetme, ka të bëjë me të ardhmen e vendit dhe botës. Votoni për të drejtat e barabarta të njeriut, për dashurinë dhe mirësjelljen. PS – Nuk është qesharake të votosh Kanye. Nuk di si ta them ndryshe. Ju lutem jini përgjegjës.”
Kujtojmë që Kanye publikoi pak ditë më parë një video të fushatës presidenciale, duke premtuar të ndihmojë në “ndërtimin e një Amerike më të fortë”. Reperi njoftoi pak kohë më parë planet e tij për të kandiduar për president të SHBA-ve në zgjedhjet e ardhshme amerikane.
“Amerikë, cili është fati i Amerikës? Çfarë është më e mira për kombin tonë, njerëzit tanë, çfarë është drejtësia e drejtë, e vërtetë?” thotë ai duke shtuar: ““Ne duhet të mendojmë për të gjitha këto gjëra së bashku si popull, të mendojmë për të ardhmen tonë, të jetojmë sipas ëndrrës sonë, ne duhet të kemi vizion.” /abcnews.al