Jenishehri sfidon Ramën, ftesë për debat televiziv: Hajde konkurro me programin tim

schedule12:23 - 16 Mars, 2021

schedule 12:23 - 16 Mars, 2021

Deputeti Selami Jenishehri ka ftuar kryeministrin Edi Rama në një debat televiziv për të krahasuar programet e partive. Jenishehri tha se në rast se shqiptarët do të thonë se PS ka program më të mirë se ai do i kërkojnë 650 mijë pensionistëve të votojnë socialistët.

“Ky parlament i ka dhënë të drejtë gjyqtarëve për të marrë një vendim të padrejtë. PS nuk e aprovoi listën për detektivin privat që ta kenë shpatën mbi kokë nëse vjedhin. Në burg e kanë vendin. Këta nuk e duan këtë gjë se duan të vazhdojnë të vjedhin.

E ftoj kryeministrin të vijë në cilindo televizion të konkurrojë programin e PS me programin tim. Në qoftë se shqiptarët do thonë që programi i PS është më i mirë se i im, unë do i them 650 mijë pensionistëve ta kenë votën për Partinë Socialiste”, tha ai./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!