Jeniffer Lopez nuk nxiton për t’u martuar me Alex Rodriguez, zbuloni arsyet

schedule08:55 - 3 Mars, 2020

schedule 08:55 - 3 Mars, 2020

Jennifer Loppez dhe Alex Rodriguez u fejuan në mars të 2019-ës, pas dy vitesh që dilnin bashkë. Çifti shfaqet i lumtur krah njëri-tjetrit në videot që postojnë në Instagram. Rodriguez i ka premtuar vetes se do të jetë gjithmonë fansi dhe mbështetësi numër një i saj.

Jennifer ka treguar për “People”, teksa fliste me Oprah Winfrey, disa detaje të reja në lidhje me dasmën e tyre. “Unë i thashë se nëse ne do të jemi bashkë për pjesën tjetër të jetës, atëherë pse nxitohemi? Nëse kjo është ajo që vërtet do të bëjmë, nëse do të jemi vërtet partnerë, nëse vërtet do të përpiqemi të ndërtojmë diçka bashkë, që nuk e ka pasur kurrë asnjëri prej nesh, një familje me një burrë dhe një grua, si dhe një mama dhe një baba, që do të bashkojnë të gjithë fëmijët, pse të nxitojmë? Ne do t’u tregojmë atyre se kjo është diçka që nuk e kishim”,- kanë qenë fjalët e Jennifer-it.

Pavarësisht se Lopez nuk shprehet shpesh me “Pse të nxitojmë?”, ajo ka treguar se kur u fejua me Rodriguez, gjëja e parë që tha ishte se do të martoheshin brenda pak muajsh shkruan Quemas.mamaslatinas

“Të gjitha mendimet e vjetra të kthehen mbrapsht, përfshirë dhe të gjitha rastet romantike të pashpresa që më bënë të martohesha tri herë”,- ka thënë ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!