“Jeni vlerë e shtuar”, Najada Çomo falenderon fizioterapistët që u shërbejnë pacientëve me Covid

schedule08:21 - 6 Dhjetor, 2020

schedule 08:21 - 6 Dhjetor, 2020

Najada Çomo, shefe e Infektivi mëngjesin e kësaj të diele e ka nisur me falenderim për fizioterapistët që u vijnë në ndihmë pacientëve të prekur nga Covid-19 në këtë spital.

Në një postimi në rrjetet sociale Çomo shprehet se një nga punët e mëdha me pacientët e shtruar me Covid 19 në spital është edhe trajtimi me fizioterapi.

“Miremengjes,

Nje nga punet e medha me pacientet e shtruar me Covid 19,ne spital, eshte edhe trajtimi me Fizioterapi!

Faleminderit Shume Endri,Roen,Enea, qe me Profesionalizem, durim, guxim, dashuri, i ofroni kaq shume pacienteve tane prej shume muajve!

Jeni vlere e shtuar ne Sherbimin ndaj ketyre pacienteve! Ju shpreh Mirenjohjen maksimale”, shkruan Çomo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!