Analisti Skënder Minxhozi, tha se nëse opozita do të qëndrojë tek emrat e Berishës dhe Bashës përçarja e saj do vijojë të jetë prezente. Këtë deklaratë Minxhozi e bëri në studion e “Real Story”.
“Juve u gjen në dilemën hamletiane, Berisha apo Basha. Nëse do kishin një kryetar normal që nuk do quhej Sali Berisha dhe Lulzim Basha, ju po shtyni momentin e kërkimit të kryetarit normal përtej Bashës dhe Berishën, duke u marrë herë me njërin, herë me tjetrin, pra duke qëndruar një pozitë e përçarë dhe shumë e dobët”, u shpreh ai.
Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, shprehet se koha e Bashës dhe Berishës në lidership ka përfunduar, dhe në këto kushte, opozita duhet të ketë një lider të ri, i cili i çon drejt fitores.
“Unë besoj se ka dy ose tre muaj, që së paku në parlament opozita nuk është më e dobët, ajo që është opozitë se pjesa tjetër janë shërbime opozitare dhe nuk e di në janë opozitarë apo jo . Ajo që është opozitë e definuar e tillë, po funksionon dhe po funksionon fort, pavarësisht këndvështrim që keni ju për ngjarjet. Epoka e të dyve në lidership është mbyllur. Mendoj se e djathta shqiptar, opozita ka nevojë për një lider të ri, për ta çuar në fitore”, tha ai.