“Jeni objekt hetimi, pse nuk nis OFL nga ju?” Rakipllari-Ramës: Fiton me Niçen e Shijakut

schedule22:42 - 13 Shkurt, 2020

schedule 22:42 - 13 Shkurt, 2020

Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Opinion” foli për operacionin “Forca e Ligjit”, të nisur në fillim të këtij muaji dhe që shënjestron pasuritë e personave të njohur të botës së krimit. Gjatë diskutimit me kryeredaktorin e  gazetës “Panorama”, Robert Rakipllari Rama u shpreh se ka nisur dhe goditja e prokurorëve dhe gjykatësve të korruptuar. Ndërkohë Rama theksoi se aksioni i OFL-së nuk mund të prekë politikanët, pasi lista me subjektet e këtij operacioni është e mbyllur me persona të dënuar dhe të akuzuar.

Rama: Mos guxoni të bëni veprime të tilla. Këtu nuk meret vesh kush është krimi dhe kush po lufton krimin. Sot ka një emergjencë për ta çuar luftën kundër krimit në ekstrem. Ligji i Antimafias është me i egër, politikanë të caktuar kanë të gjitha mëkatet e veta. Kjo situatë është alarmante, burgun e kanë pjesë të karriesrës, nuk është çështja te burgu por te fuqia financiare. Brenda 6 muajsh duhet të provojë që sekuestrimi është i padrejtë.

Fevziu: Kush e harton listën e personave?

Rama: Është listë e hartuar nga sistemi i drejtësisë. Janë të dënuar në Shqipëri dhe jashtë. SPAK mund dhe duhet ta bëjë këtë me çdo politikan që është i dyshuar, në raport me këta jemi në post proces.

Fevziu: Ju jeni objekt i hetimit, keni përdorur para të këtyre personave. Kanë investuar para.

Rama: Nëse provohet po, unë kurrë nuk kam vënë në listë persona të tillë.

Fevziu: Kajmaku u deklarua që në fillim?

Rama: Kemi marë letër nga të gjitha institucionet. Unë dhe partia politike mban përgjegjësi për mënyrën se si reagojmë.

Rakipllari: Je një kryeministër me 6 e vite e gjysëm histori ku në fillim keni thënë që nuk keni të dënuar në PS. Ligji i dekriminalizimit u bë dhe dolën që ishin. Fjala juaj, kredibiliteti juaj ra.

Rama: Kredibilitetin e vendos populli jo ti, ndryshe nuk do të kisha fituar.

Rakipllari: Fiton me Niçen e Shijakut

Rama: T’ju vijë turp?

Rakipllari: Reforma në drejtësi është bërë për të ndëshkuar korrupsionin e lartë shtetëror, qeveritar.

Rama: Ti më merr të keqen mua edhe njerëzve me të cilët unë punoj.

Rakipllari: Pse publiku nuk duhet ta paragjikojë këtë operacion “Forca e ligjit” dhe nuk do të dështojë si operacionet e tjera. Të është dënuar një Ministër i Brendshëm për favorizim kanabisi dhe ju e keni mbrojtur?

Rama: Ti do të vuash faktin që ne do të fitojmë, jeni jashtë të gjithë binarëve të gazetarisë normale.

Rakipllari: Ke parë kryeministër që nuk të lë të mbarosh pyetjen?

Rama: Enver Hoxha po të kishte do të kishte futur shtatë pash nën dhe, ndrësa mua më mer kohë. Unë dhe Partia Socialiste kemi marë mandatin në 2013./abcnews.al